Aplikacion
Në një bisedë telefonike për median, Vladimir Kurti, ka treguar për problemet brenda qelisë me Dan Hutrën, çfarë dyshon ai dhe përse mendon se “vrasësi i grave” u ngatërrua me të.
Ai ka deklaruar se Dan Hutrën e ka njohur në qelinë e burgut 313, dhe se si fillim kanë pasur një marrëdhënie të mirë.
Kurti shprehet se sa nuk është konfliktuar asnjëherë me të, teksa shton se Hutra i ka deklaruar kur ishin në burg se dikush i ka ofruar për ta vrarë.
Sipas Vladimir Kurtit, Hutra ka qenë dhe spiun i Policisë së Shtetit dhe informator i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, dhe sipas tij ai ka spinuar 3-4 grupe kriminale të cilët merreshin me narkotrafikë.
Kurti ka deklaruar se Hutra jashtë njihej me pseudonimin “DAJA”. Vetë Hutra nga ana e tij ka pretenduar se Kurti i ka marrë të dashurën, dhe së bashku kanë bërë plane për eliminimin e tij fizik.
Vladimir Kurti: Vetëm e kam sharë një herë. Ai ka paguar 2, 3 veta që të më godasin. Ai nga dhoma ka ikur me mirëkuptim, ia kam cu rrobat deri te dhoma. Konfliktin e ka krijuar pasi ka ikur. Njërit i kishte dhënë 2 mijë euro, tjetrit 3 mijë euro që të më godasin.
Ai ka marrë 300 mijë për kokën time. Erdhi nuk ia arriti dot dhe u mor me gratë jashtë. Më tha mbaje mend se cfarë do të të bëj. Të më bësh gjë mua duhet të jesh burrë e jo monstër si ai.
Ai shau nga sporteli dhe unë e shava. Ai sulmoi edhe një invalid tjetër. Unë fillova të dyshoj se ai ishte spiun i policisë së shtetit. Njihej me pseudonimin ‘Daja’, që domethënë ishte nga ata agjentët sekretë.
Ky ka futur në grup edhe 2-3 grupe të kapur me drogë, i ka spiunuar. Janë kapur nga Dani, janë spiunuar. E mora vesh nga cunat e burgut.