zoom

Stil

Dalina Buzi komenton dyshen Kiara-Luiz: Marrëdhënie e sëmurë, më mirë të ndahen

Gazetarja Dalina Buzi ka reaguar sërish në lidhje me programin BBVIP, ku këtë herë ka komentuar çiftin Kiara-Luiz.

Përmes një postimi në Instagram, Dalina shprehet se është më mirë që çifti të ndahen sesa të përjetojnë këtë marrëdhënie “të sëmurë”.

Dalina thekson se Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve dhe se ka një paqëndrueshmëri, ndërsa Luizi thotë ajo është tjetër gjë. Dalina shprehet se Luizi po tregon besnikëri.

“Kiara është në vitin e 18 të martesës dhe ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje nga situata. Kur vjen në shtëpi nuk e duron dot burrin e vet, kur del jashtë është njeriu më i lumtur. Ajo pa ndjenja nuk është ka diçka. Por pa se Luizi merr gjithnjë drona. Është popullor dhe unë do ta mbaj. Do ta shfrytëzoj këtë gjë. Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve. Njerëzit kur duan një njeri shumë sidomos në fillim, u erret pak syri dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Kurse Kiara është shumë e hapur të dëgjojë. Kjo do të thotë se është e pavendosur me atë çfarë ka. Ka një paqëndrueshmëri. Luizi nga ana tjetër. Unë gjithmonë kam dyshime nëse është mjeshtër i asaj loje apo ka edhe ndjenja për këtë gocë. Të kujton edhe këto lidhjet që çunat thonë direkt “këtë e kam për grua unë”. Por, Luizi po tregohet më i qartë me Kiarën. Gjatë gjithë kohës ka treguar besnikëri. Kurse Kiara thotë “Unë jam e dashura jote, po s’jam e dashura jote”. E keni vënë re si qesh ajo kur del jashtë? Kur është me njerëz të tjerë asaj i qesh shpirti. Edhe Luizi e lë pak ta shkelë,”- shprehet ajo./ Zoom.al

Postime të lidhura