Aplikacion
Sakaq, në rrjetet sociale janë publikuar edhe mesazhet për të cilat foli Veliaj, të fotografuara nga kamera që qëndronte pas kurrizit të anëtares së AMA-s, Desada Metaj, njëherazi dhe këshilltare e Lulzim Bashës.
Në mesazhe shihet se Metaj flet me dy gazetarët e njohur, Andi Bushati dhe Andi Telaj, në lidhje me atë se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë Tabaku kryebashkiakut Veliaj.
Më poshtë bisedat e zbardhura:
Biseda Andi Tela-Desada Metaj
Andi Tela: Thuaji t’i bëjë pyetjet me argument, nuk i intereson të bëjë zhurmë
Desada Meta: E acaron ky legeni
Andi Tela: Dhe t’i kërkoi vetëm përgjigje për pyetjet, mos e lërë atë të bëjë retorikë
Vetëm m’u përgjigj pyetjes mos devijo me retorikë. Nuk dua retorikë… përgjigju pyetjes, unë pyes t’i duhet të përgjigjes kur merr makinerinë e kamerave e regjisë me vete
Desada Meta: Sapo më mori Taulant Balla dhe më kërkoi që të mos rri pasi nuk lejohet
Andi Tela: Po, po thuaji
Desada Metaj: Po. po. Atë i thashë
Andi Tela: Ti ke shkuar për të parë se si transmetojnë mediat sepse është problemi madh cilësia e transmetimit aty
Biseda Andi Bushati-Desada Metaj
DesadaMetaj: Se s’ka faj është lodh
Andi Bushati: S’po e kuptoj këtë firmën e tij, ka firmos këshilli bashkiak për buxhetin por jo për… ???
Desada Metaj: Sepse nuk përgjigjet. Ja ta thotë tani
Andi Bushati: Dhe thuaj mos i kthejë asnjë përgjigje personale…. Se ai po mundohet ta nxehë dhe ta ngatërrojë.
Veliaj replikoi ne Komison duke ia vënë në dukje mesazhet.
“Keni 3 orë që qani hallin se ku i hedhin dherat bosët. Më vjen shumë keq, por unë nuk jam këtu as si përfaqësues i shefe Desadës, as si përfaqësues i shef Andi Bushatit dhe Andi Telës. Unë jam këtu si përfaqësues i popullit. Shef Edi Ramës patjetër, sepse është shef legjitim, nuk është anëtar i AMA-s dhe vjen këtu sufler për shefe Jorin. Nuk është ‘cheerleader’. Nëse ju jeni ‘ragazze pon pon’ të njëri-tjetrit dhe ngatërroni institucionet, ky pastaj është ‘stan me lepuj’, nuk është Parlament. Në momentin që ju sillni tifozeri nga institucione kushtetuese, kjo është një shkelje shumë e rëndë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk ju marrin seriozisht”, deklaroi Veliaj.