zoom

Bota

Dalin imazhet e para të nëndetëses “Titan” që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut

Për herë të parë kanë dalë disa imazhe të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Mbetjet metalike nga nëndetësoja janë nxjerrë në sipërfaqe nga anija Horizon Arctic në St John’s, Kanada.
Një operacion i madh kërkimi nisi javën e kaluar kur humbën gjurmët e nëndetëses që ishte nisur me 5 persona në bord për të eksploruar rrënojat e Titanikut. Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta në një zhytje për të parë anijen Titanic që u mbyt në vitin 1912, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.

Sipas njoftimit të bërë nga roja bregdetare e SHBA, nëndetësja ka shpërthyer 487 metra larg rrënojave të Titanikut për shkak të presionit. Të pestë udhëtarët në nëndetësen Titan humbën jetën.