Aplikacion
Megjithatë, për të tërhequr klientët, ndryshimet po fokusohen te forma dhe Inteligjenca Artificiale.
Apple pritet të ndryshojë pamjen tek iPhone 17. Sipas disa lajmeve që qarkullojnë në faqet online të specializuara në çështjet e telefonisë, seria e iPhone 17 ka të ngjarë që kameran e pasme ta ketë të ngjashme me atë të “Google Pixel 9”
iPhone 17 Air pritet të ketë një kamera të pasme me një lente të vetme, ndërsa iPhone 17 Pro Max do të vijë me një tjetër kamera më të madhe, pra duke ruajtur kameran e trefishtë, por me blicin që do të zhvendoset në skajin më të largët.
Megjithatë këto janë vetëm lajme interneti dhe nuk dihet nëse me të vërtetë Apple do të ndryshojë rrënjësisht pamjen e iPhone. /Zoom.al