zoom

Aktualitet

Dalin fotot/ Zbulohet historia e gruas së djegur dhe burrit të saj të varur në pemë

Zbardhen detajet e para nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Manskuri të Durrësit. Burime të plolicisë thanë për Zoom.al se Bilbil Shirja, 48 vjeç, ka vrarë dhe më pas ka djegur në makinë bashkëshorten e tij, Fëllënxa Shirja, 45 vjeç. Shkak i krimit dyshohet se janë bërë mosmarrëveshjet dhe xhelozia.

Sipas policisë, 48-vjeçari, pas një zënke me bashkëshorten, e ka futur në makinë dhe i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, e më pas, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë aty pranë.

Çifti ishte në proces divorci dhe kishin pasur konflikte për motive xhelozie. Konfliktet e kanë detyruar gruan të largohet nga shtëpia dhe të vendosë që të jetojë me prindërit e saj në Shkallnur të Durrësit. Viktimat ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze e cila ishte e martuar dhe e një djali, adoleshent. /Zoom.al