zoom

Politikë

Çuçi: Nëse 23 deputetët e opozitës do ndezin zjarr në Parlament, përjashtohen 30-60 ditë!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha deputetët që ndezin zjarr në Parlament do të përjashtohen me 60 ditë.

“Nëse 23 deputetë të opozitës do të ndezin zjarr në Parlament, do të përjashtohen 60 ditë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ata nuk erdhën”, theksoi midis të tjerash.

Seanca e sotme u kthye në kaosin e radhës, me Gardën që s’lejoi të hynin deputetët e përjashtuar të opozitës dhe me akuza nga këta të fundit ndaj mazhorancës dhe përplasje fizike. /ZOOM.AL/