zoom

Lajme

Çuçi i kërkon Nikollës t’i presë fjalën Bardhit: S’jemi te studio e Fevziut këtu…!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që t’i hiqte fjalën Gazment Bardhit.

Kjo e fundit reagoi teksa deputeti i PD bëri ironi me përgjigjen refuzuese që mori për interpelancën me kryeministrin, se “çështja e Xibrakës ishte private”. Bardhi tha se e kuptonte se kjo çështje droge ishte private e Edi ramës dhe këtu iu pre fjala nga foltorja.

Kurse Çuçi tha se nuk ka interpelancë me Ramën sa i takon shpifjeve.

“Nuk mund të vazhdohet kështu. Të vijojmë me rendin e ditës. Kështu nuk jemi as në pazar, as te studio e Fevziut. Nuk mund ta anashkalojmë interpelancën. E thamë dhe është e qartë. Mos i lini më hapësirën për të folur. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që janë veprimtari të kryeministrit dhe jo interpelancë për shpifje”, tha ai.

Me kaq dhe diskutimi vijoi me çështjen tjetër të rendit të ditës, teksa në interpelancë ndodhet ministrja Kumbaro, për çështjen e Butrintit. /ZOOM.AL/