Aplikacion
Sulmuesi portugez shpjegoi procesin e negociatave me klubin spanjoll, çfarë e motivoi të shkonte në Juve, si dhe lënien e hapur të opsionit për një rikthim në Bernabeu.
“Doja një skenë tjetër, skena ime ishte e mbyllur. Doja një motivim tjetër. Nuk më lodhi, ishte diçka që i thashë presidentit, ai ra dakord që mund të largohesha. Ne ishim në një fazë negociatash dhe ai nuk u soll aq mirë me mua, e kuptoj sepse e bën gjithmonë. Nuk mund të kthehesha, sepse i dhashë fjalën time Juventusit dhe presidentit, e vlerësova shumë seriozisht,”.
Edhe pse largimi i tij i befasoi të gjithë në 2018-ën, Cristiano Ronaldo nuk e përjashton kthimin në Real Madrid në fazën e fundit të karrierës së tij, ku ai shkroi emrin e tij në librat e historisë.
“Një ditë ndoshta. Nuk e përjashtoj. Kam lënë një trashëgimi atje, një gjurmë të bukur atje. Ndoshta në fund të karrierës sime mund të bëjmë diçka të lezetshme, me 80.000 njerëz. Njerëzit në ditët e sotme i vlerësojnë ato duele me Barcelonën, ne jetuam një javë me tension. Tifozët, TV duke folur për lojën. Madrid-Barcelona ishte një rivalitet i bukur, Ramosi.”
VIDEO/ Ish-ministri socialist: Rama futet me të brendshme në zyrën e shefes së kabinetit