Teksa temperaturat janë ulur ndjeshëm këtë të diel, duket se përveç reshjeve dhe të ftohtit, shumë banorë të kryeqytetit duhet të pajtohen në heshtje me mungesën e elektricitetit.
Një pjesë e konsiderueshme e Tiranës nuk ka energji eletrike, duke lënë në errësirë dhe pa ngrohje shumë familje.
Ende nga ana e OSHEE-së nuk ka një njoftim rreth kësaj situate, përveçse një postimi në faqen zyrtare, ku urohet 28 Nëntori.