zoom

Aktualitet

Covid mbyll gjykatën e Apelit në Gjirokastër, infektohen gjyqtarë dhe prokurori

Ditën e sotme është bërë me dije se është mbyllur  Gjykata e Apelit Gjirokastër, si pasojë e përhapjes së  Covid-19 në këtë institucion.

Mësohet se dy  gjyqtarë dhe prokurori i apelit të kësaj gjykate janë prekur me Covid-19, si pasojë kjo gjykatë do të qëndrojë e mbyllur deri më datën 25 nëntor.

Përjashtohen kështu të gjitha seancat e planifikuara përvec masave të sigurimit.

Më herët janë mbyllur edhe gjykata të tjera ne vënd, gjatë nëntorit ka pasur shumë raste të infektimit me virus të personelit dhe gjyqtarëve.

Si pasojë e shmangies së përhapjes së rasteve me covid-19, janë marrë masat për mbylljen e tyre për tu rihapur në një moment tjetër.