zoom

Aktualitet

Covid-19/ 69 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 69 raste të reja me Covid në vend, nga 986 testime të kryera. Janë 469 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar  63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,716 që nga fillimi i epidemisë.