Aplikacion
Terreni i stadiumit të Kamzës – “Mendoj që nesër ndaj Kastriotit na pret një betejë , pavarësisht gjendjes së terrenit”.
Humbja me Vllazninë – “Dua të theksoj që ndeshja me Vllazninë ishte një humbje, por jo një disfatë. Disfatë ështe Atalanta që mposhti në shifrat 8 – 2 Salernitanën, kjo po është disfatë. Sigurisht që jemi marrë me ato çfarë ndodhën ndaj Vllaznisë dhe përpiqemi të përmirësohemi si gjithmonë. Është si zakonisht, nuk është se fitove dhe nuk ke çfarë të përmirësosh dhe nëse humbe duhet të përmirësosh gjithçka. Sigurisht që kemi folur dhe diskutuar për disa gjëra.
Zërat e merkatos – “Unë mendoj që në çdo vend të botës merkato duhet të jetë e mbyllur kur kampionati është në aktivitet. Kjo gjë diskutohet në Itali prej 30 vitesh. Eshtë absolutisht një idiotësi që merkato të jetë e hapur kur luhet kampionati. Por kjo gjë është jo vetëm për ne , është për Kastriotin për Vllazninë për të gjithë. Pra sikurse na bezdis ne, bezdis edhe të tjerët . E theksoj që është një rregull që duhet të ndryshojë.
Diferenca vetëm 1 pikë nga ndjekësit – “Çdo ndeshje duhet fituar, ta provosh ta fitosh dhe ky objektiv nuk ndryshon ndaj çdo ekipi që përballemi. Dua tju them që në aspektin psikologjik, për lojtarët e mi është më mirë që të kemi një pikë avantazh se katër”.
Skuka dhe Matondo – “Të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të skuadrës ndaj Kastriotit”.
Vlerësimi juaj për Kastriotin – “Nesër nuk do të jetë një betejë vetëm përsa i përket terrenit, por do të përballemi edhe me një kundërshtar, i cili luan shumë fortë dhe do të jap më të mirën ndaj nesh”. /zoom.al/