zoom

Politikë

Çoi “Dosjet” në SPAK, Meta: Shantazh nga Rama

Ish-presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat pas padisë që çoi në SPAK për kryetaren dhe anëtarët e “Dosjeve” tha se gjithçka është shantazh politik.

Ai lexoi akuzat me të cilët kërkon që të përballen Gentiana Sula dhe anëtarët e Dosjeve. Sipas tij, gjithçka nisi një ditë pasi doli nga Presidenca.

Denoncimin anonim që sipas “Dosjeve” e vendosën në lëvizje, Meta thotë se ishte me regji qendrore nga Edi Rama. “I kam kërkuar SPAK-ut pezullimin nga detyra të të kallëzuarve” tha ai.

Në fund të korrikut, Autoriteti i Dosjeve i çoi një informacion Kuvendit ku e vendoste në dijeni se një person me inicialet I.M. ish-president ka rezultuar ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Dhe si përfundim, Meta tha se i kam kërkuar drejtësisë:

1) Regjistrimin e Procedimit Penal në ngarkim të të kallëzuarve:

2) Regjistrimin e emrit të të kallëzuarve në regjistrin e njoftimeve të veprave penale;

3) Marrjen e masës së sigurimit, pezullimin e ushtrimit të detyrës për të kallëzuarit.