Aplikacion
Peticioni pretendon se kompanitë po mashtrojnë konsumatorët për të blerë një produkt i cili shitet si miqësor ndaj klimës ose i qëndrueshëm, i njohur si “greenwashing” (manipulim me produktet eco-friendly) me sloganin 100% i riciklueshëm.
Organizata Europiane e Konsumatorit, e mbështetur nga grupet mjedisore Client Earth dhe ECOS, pretendon se shishet nuk janë bërë kurrë tërësisht nga materiale të ricikluara.
Ata thonë se aftësia për t’i ricikluar varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë mjetet në dispozicion.
Coca-Cola tha se është lehtësisht e vërtetueshme se shishet e saj janë të riciklueshme, Nestlé tha se po reduktonte përdorimin e ambalazheve plastike dhe Danone tha se po investonte në riciklim.
Kompanitë akuzohen për greenwashing kur shesin/reklamojnë diçka si më miqësore ndaj mjedisit, të gjelbër ose të qëndrueshme sesa është në të vërtetë. Mund të mashtrojë konsumatorët që shpresojnë të ndihmojnë planetin duke zgjedhur ato produkte.
Ankesa në Komisionin Europian fokusohet në pretendimet e kompanive se shishet plastike njëpërdorimshe që ato përdorin janë 100% të riciklueshme.
Organizata Europiane e Konsumatorit, e mbështetur nga grupet mjedisore Client Earth dhe ECOS, tha se kjo është mashtrim, veçanërisht kur shoqërohet me imazhe ose ikona të gjelbra.
Nëse Komisioni Europian pajtohet me ankesën, mund të organizojë një përgjigje të koordinuar midis autoriteteve kombëtare të konsumatorit, të cilët më pas mund të ndërmarrin veprime.
Kjo mund të përfshijë kërkesën nga kompanitë për të korrigjuar situatën, ose vendosjen e gjobave brenda kufijve të tyre. Komisioni nuk ka kompetencë të vendosë dënime vetë./BBC
Ish-drejtuesi i AADF, akuza të rënda: Granoff e ktheu Fondin Shqiptaro Amerikan në vegël të Ramës