zoom

Bota

Shpërthim i fuqishëm në Athinë. Disa ndërtesa të dëmtuara

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë mëngjes një lagje të Athinës në Greqi.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në një pallat 6 katësh në rrugën Avenue Syggrou.

Tre persona mbetën të lënduar. Njëri prej tyre, një 78 -vjeçar, u dërgua në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, por mësohet se Policia dhe veçanërisht Kundër-Terrorizmi janë duke hetuar me kujdes të gjitha mundësitë.

Ekspertë Piroteknikë nga Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive (TEEM) po hetojnë nëse ka pasur lëndë eksplozive. Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, i cili u deshën disa orë të vihen në kontroll.

Ai qe aq i fortë saqë u dëgjua edhe në periferitë jugore, si Kalamaki, ashtu edhe në zona të qendrës së Athinës. Dëme janë shkaktuar edhe në objektet përballë. /Zoom.al