zoom

Të gjitha

Ç’ndodhi? Babai i Meghan Markle-it hedh në gjyq vajzën dhe dhëndrin

Thomas Markle është zotuar se do të hedhë në gjyq vajzën e tij, Meghan dhe Princin Harry, në mënyrë që të takojë nipin dhe mbesën.

Të enjten, babai i Dukeshës së Sussex ka dhënë një intervistë shpërthyese, ku i ka kujtuar ata prindër të “këqij”. Thomas pretendon se ata kanë bërë “gabime” në rritjen e djalit të tyre 2-vjeçar, Archie dhe vajzës së porsalindur, Lilibet.

“Unë shpresoj që Mbretëresha dhe njerëzit në Angli të ndalen dhe të mendojnë për gabimet dhe sjelljen e keqe të tyre”, tha Markle për “Fox News” nga shtëpia e tij në Rosarito, Meksikë.

Thomas shtoi më pas se do të bëjë kërkesë në gjykatat e Kalifornisë, për të drejtën për të parë nipin dhe mbesën e tij në të ardhmen shumë të afërt.

Ai ende nuk ka takuar dy fëmijët e Meghan për shkak të marrëdhënies së tensionuar me të bijën, të cilën nuk e ka takuar që nga martesa e saj në vitin 2018 me Dukën e Sussex.

Por mesa duket kërkesat e tij nuk ndalen këtu,pasi Thomas ka shtuar se dëshiron që mbesa e tij Lilibet të pagëzohet.

“Unë do të doja të përfitoja nga ky rast për të kërkuar nga Mbretëresha, familja britanike, familja mbretërore, që të lejojnë Lily që të marrë pagëzimin e saj të parë në kishën e Mbretëreshës. Ne nuk duhet ta ndëshkojmë atë për sjelljen e keqe të Meghan dhe Harry-t”, shpërtheu Thoms ndaj vajzës dhe dhëndrit të tij.

Ai ka shtuar se Archie dhe Lily janë fëmijë të vegjël, nuk janë peng dhe nuk janë pjesë e lojës.