Aplikacion
Në pamjet shihet se qytetarët po tentojnë që të thyejnë kordonin e policisë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se në rrethrrotullimin e qytetit, atje ku po mbahet edhe protesta, janë bllokuar shumë mjete në trafik, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë.
Ndërkohë, protestës i janë bashkuar edhe fermerët e qarkut të Korçës. “Nafta u ngrit, plehrat po ashtu. Çdo të bëjmë më me këtë shteti. Nuk mbjellim dhe korrim dot. Ti ulë taksat në maksimum se s’po bëhet gjë.”, tha një prej fermerëve.