E martë, 21 Mars, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Ekonomi

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

17/03/2023
in Ekonomi, Slider
0
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e përgjithshme e çmimeve në muajin shkurt ishte 6.8 për qind më e lartë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar matjeve nga metodologjia e Eurostat.

Sipas njoftimit të sotshme të INSTAT ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2023 është 6,8%, por sipas matjeve kombëtare në të njëjtin muaj çmimet u rriten me 7.2 për qind, si rrjedhojë e peshave të ndryshme që kanë grupet e mallrave në shportën e konsumit.

Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 7,3%, “Veshje dhe këpucë” me 5,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%, “Transporti” me 4,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,9%, “Shëndeti” me 2,3% dhe “Komunikimi” me 1,1%.

Në muajin shkurt 2023, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 0,1% secili.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ne mesin e vendeve Europiane me rritjen më të ulët të çmimeve. Në muajin shkurt inflacioni mesatar në BE ishte 9.9% ndërsa në Shqipëri ishte 6.8%.

Vendet me rritjen më të ulët të çmimeve ishin Zvicra, Luksemburgu, Belgjika, Spanja, Greqia, me rritje 2-6.2 për qind dhe në krahun tjetër rritja më e madhe çmimeve ishte në Hungari me 26%, Letoni me 20% Ceki dhe Estoni mbi 18%.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) dhe indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) janë hartuar për të matur ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve nga të gjithë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri. IÇK dhe IHÇK përdoren si matës të inflacionit të konsumit.

IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.

Shporta e IÇK përmban 331 produkte dhe IHÇK përmban 329 produkte. Shporta e IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.

IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri./Monitor

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: cmimetinflacionishkurtushqimi

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

FMN: Efektet e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE
Ekonomi

FMN: Efektet e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE

09/03/2023
Bulmeti çekulibron çmimet e tregut vendas, rritje vjetore me 28% në shkurt
Ekonomi

Bulmeti çekulibron çmimet e tregut vendas, rritje vjetore me 28% në shkurt

08/03/2023
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

08/03/2023
Inflacioni bazë u rrit përsëri në janar, arriti rekord të ri historik
Ekonomi

Inflacioni bazë u rrit përsëri në janar, arriti rekord të ri historik

07/03/2023
Bordi rrit çmimet e karburanteve! Nafta e gazi 5 lekë më shumë, benzina shtrenjtohet me 4 lekë
Aktualitet

Bordi rrit çmimet e karburanteve! Nafta e gazi 5 lekë më shumë, benzina shtrenjtohet me 4 lekë

15/02/2023
Shifra shumë të larta/ Gazetarja zbulon çmimet e shërbimit të prostitucionit në qendrat e masazhit
Aktualitet

Shifra shumë të larta/ Gazetarja zbulon çmimet e shërbimit të prostitucionit në qendrat e masazhit

12/01/2023
Lajm i rradhës
Ndryshime në kodin rrugor/ Çfarë duhet të dimë tani e tutje rreth patentës

Ndryshime në kodin rrugor/ Çfarë duhet të dimë tani e tutje rreth patentës






ADS
zoom.al

Të fundit

Aktualitet

Mos harroni çadrën, e gjithë dita do jetë me reshje shiu

21/03/2023
Aktualitet

1 i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë

21/03/2023
Aktualitet

“Hezitimi do t’ju kushtojë shtrenjtë”, horoskopi për ditën e sotme

21/03/2023
Sport

VIDEO | Roshi protagonist në fitoren e Sakaryaspor, gol dhe asist

21/03/2023
Aktualitet

Eksperti: Shqiptarët dërgojnë deri në 3 mld paund drogë në vit në Angli

20/03/2023
Bota

SHBA “kushte” Kurtit: Të punojë me ne për Asosacionin

20/03/2023
Lifestyle

“Big Brother VIP Shkodra”, humoristët shkodranë sjellin reality-n në teatrin Migjeni

20/03/2023
Bota

Macron i mbijeton mocioneve të mosbesimit. Deputetët: Na prit në sheshe

20/03/2023
Politikë

Foto/Meta dhe Paloka shëtisin Jeruzalemin me biçikleta

20/03/2023
In Zoom

Qeverisë apo biznesit, shifrat e kujt të besojmë?

20/03/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In