zoom

Ekonomi

Çmimet e ushqimeve ne Maqedoninë e Veriut, deri ne dyfish më lirë se në Shqipëri

Me justifikimin e ndikimit të luftës në Ukrainë, prej tre javësh tashmë në vendin tonë vijon rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, përfshi, bukën, miellin, vajin, sheqerin, orizin etje.

Aktualisht në vendin tonë një litër naftë shitet me 233 lekë ose afërsisht 1.91 euro, ndërsa një bukë shitet 120 lekë ose afro 1 euro, një litër vaji luledielli 330 lekë ose afro 2.8 euro, e për të vazhduar më pas edhe me produktet e tjera, të cilat po ashtu kanë pësuar një rritje të madhe.

Qeveria teksa ka vendosur të mos ndërhyjë në lehtesimin e situatës nëpërmjet taksave, pasi është mjaftuar vetëm me rritjen e kontrollin nëse ka abuzime ose jo.

Deri më tani është fakt, se pavarësisht angazhimit në këto inspektime propagandistike edhe të vet kryeministrit Rama, nuk ka patur asnjë konstatim se kemi të bëjmë me abuzime.

Pra sipas qeverisë çmimet janë produkt i sjelljes së tregjeve ndërkombëtare.

Përveç faktit se qeveria nuk ndërhyn me anë të rishikimit të taksave, pjesa tjetër nëse do ishte e vërtetë, do ishte e pranueshme, pasi bëhet fjalë për tregje ndërkombëtare dhe sjellja e tyre nuk varet nga një vend i vogël si Shqipëria.

Por ajo që e bën këtë llogjikë të bjerë poshtë është situata me çmimet në vendet fqinje, siç është edhe Maqedonia e Veriut.

Ndonëse një vend pa dalje në det dhe që për furnizimin me karburante dhe ushqime importi do duhet të përdorë portet e Shqipërsisë dhe Greqisë, pra një kosto shtesë, çmimet atje janë ndjeshëm më të ulëta se në vendin tonë.

Këtë të enjte një litër naftë në Maqedoninë e Veriut u shit me 1.28 euro, pra gati 0.6 më lirë se në Shqipëri.

Por ndërsa në rastin e naftës krahasimi i çmimeve mes dy vendeve nuk qendron, pasi qeveria thotë se ne kemi përfshirë në të edhe një sërë taskash që vendet fqinje i kanë venç, ne po marrim për krahasim ushqimet.

Sipas të dhënave të ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut, një bukë masive me peshë 900 gramë shitet për 59 centë, ndërkohë që në Shqipëri shitet me 1 euro. Pra gati dyfish më shtrenjtë.

Një litër vaji luledielli në Maqedoninë e Veriut sot shitej 1.63 euro, ndërkohë që në Shqipëri është 2.8 euro.

Pra nga ky krahasim lind pyetja, si ka mundësi që një vend si Maqedonia e Veriut ika çmimet e ushqimeve bazë më lirë se Shqipëria, në një kohë që edhe ajo ashtu si ne shumicën e tyre i blen në tregjet ndërkombëtare.

Madje ndryshe nga Shqipëria, tregtarët në Maqedoninë e Veriut duhet të paguiajnë më shumë për kosto transporti dhe zhdoganimi, pasi siç e përmendëm më lart shumicën e mallrave i marrin nëpërmjet porteve të vendeve fqinje, ndërsa më pas trajlerat e tyre duhet të bëjnë edhe nga 600 deri në 700 kilometra më shumë për ti çuar në mgazinat e tyre./Zoom.al