Aplikacion
Kombëtarja është kryefjalë në ambientin shqiptar në këtë moment. Në çdo tavolinë përveç temtave të ndryshme, diskutimi është edhe për kuqezinjtë.
Lidhur me paraqitjen e kombëtares në dy ndeshjet e shtatorit dhe sfidën e Çekisë, ka reaguar edhe ish-deputeti Selami Jenisheri, i cili i ka dërguar një letër FSHF-së.
Ai i ka kërkuar presidentit Armand Duka, ta lejojë që të zhvillojë një stërvitje me ekipin kombëtar në vend të trajnerit Sylvinho, madje edhe trajneri brazilian mund të mësoj pas tij.
Jenisheri pretendon se ka disa sekma që i ka zbuluar vetë dhe nëse kombëtarja do të luante me strategjinë e tij fitorja do të ishte 100% e sigurt.
Fantazia e Jenisherit e tejkalon imagjinatë duke shkruar se shumë futbollistë janë bërë milionerë falë stërvitjes së tij. /zoom.al/