zoom

Slider

Çmenduri për të firmosur me Ronaldon, portugezit i ofrohen 300 mln euro

Cristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur klubin e tij të ardhshëm pasi ka dorëzuar një kërkesë tronditëse për transferim te Manchester United, por tani portugezi ka një ofertë fitimprurëse në tryezë.

37-vjeçarit i është ofruar mundësia të largohet nga Manchester United për një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite, plotë 300 mln euro, ku 50 mln do të ishin për klubin dhe agjentin e tij.

TVI NeWs në Portugali, pretendon se një klub arab i paidentifikuar ka bërë një ofertë mahnitëse për nënshkrimin e tij.

Paga e Ronaldos do të ishte 125 mln euro në vit, shumë herë më tepër se ajo që superylli botëror fiton aktualisht në Mançester.

Për të ëmbëlsuar marrëveshjen e paprecedentë, pala saudite është e përgatitur të paguajë agjentin e tij, Jorge Mendes, 20 mln euro komisione si dhe 30 mln euro për Man United, që zotëron kartonin.

Pavarësisht shifrave marramendëse që Ronaldo ka në tavolinë, ka shumë pak gjasa që ai ta pranojë ofertën, pasi ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të garuar në krye të futbollit evropian për vitet në vijim. /zoom.al/