zoom

Aktualitet

“Çmendet” i riu në Shijak, kërcënon me kallashnikov dy persona

Një konflikt i armatosur u ndalua nga policia në Shijak këtë të shtunë.

Në konflikt u përfshinë një 28-vjeçar, Fabian Calliku dhe dy të rinj të tjerë.

Sipas policisë, Calliku ka dalë nga makina dhe ka kërcënuar me kallashnikov dy të rinjtë, 17 dhe 29 vjeç.

Konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta.

Policia ka gjetur armën e zjarrit, të cilën 28-vjeçari e kishte hedhur pas konfliktit, si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes.

Ai u arrestua pak momente pas ngjarjes.