zoom

Stil

“Çmenden” fansat/ Pas debateve me Luizin dhe Kiarën, Zhaklinës i thyejnë xhamat e makinës

Shqipëria është çmendur nga Big Brother, që po lë pasoja të rënda tek njerëzit.

Kështu, gazetarja Zhaklin Lekatari ka rënë pre e një sulmi, mesa duket nga fansat e banorëve të Big Brother, të cilët i kanë thyer xhamat e makinës, një ditë pasi ajo kritikoi ashpër Luizin dhe Kiarën, dy personazhet më të komentuar të Big Brother.

Siç shihet dhe nga fotot, Lekatari është shfaqur e prekur nga ajo që i ka ndodhur, ndërsa pranë saj qëndron një mikeshë që e ngushëllon.


Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca policie, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim në lidhje me autorët.