zoom

Bota

Cisterna me flamurin e Koresë së Jugut përmbyset në brigjet perëndimore të Japonisë

Të paktën tetë marinarë janë shpëtuar pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut u përmbys në brigjet perëndimore të Japonisë. Ndërsa tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Keoyoung Sun u përmbys në prefekturën Yamaguchi pasi ekuipazhi dërgoi sinjal për ndihmë rreth orës 07:00 të së mërkurës.

Roja bregdetare japoneze dërgoi varka dhe avionë për të shpëtuar marinarët.

Anija thuhet se ishte në spirancë për shkak të motit të stuhishëm. Asnjë detaj për ngarkesën e tij nuk dihet ende.

Anija përshkruhet si një “cisternë nafte/kimike” në faqet e internetit të transportit detar.

Operacioni i shpëtimit po zhvillohet në afërsi të qytetit të Shimonoseki.

Mediat japoneze raportojnë se ekuipazhi përbëhet nga dy koreanë, tetë indonezianë dhe një shtetas kinez.