zoom

Bota

Cili vend fitoi çmimin e verës më të mirë në botë për të tretin vit radhazi?

Një verë argjentinase është zgjedhur si më e mira në botë për të tretin vit radhazi.

Lista e Vreshtave më të Mira në Botë zgjodhi verën pasi mori vlerësimin e pothuajse 600 ekspertëve ndërkombëtarë.

Veraria Zuçardi Valle de Uco, në provincën e Mendoza doli në krye të listës së vitit 2021. Lista vlerëson kantinat e verës në botë dhe cilësinë e produkteve të tyre, për të zgjedhur 100 destinacionet kryesore të verës në botë.

“Ne jemi shumë të lumtur. Është një njohje e rëndësishme për ne dhe gjithashtu për rajonin, sepse është një juri e madhe ndërkombëtare që rrotullohet nga viti në vit,” – tha Miguel Zuçardi, një nga menaxherët e vreshtit.

Lista, e përpiluar çdo vit vlerëson vendet më të mira për të shijuar dhe mësuar rreth kultivimit të verës dhe rrushit, si dhe arkitekturën e kantinave, restoranteve dhe hoteleve të tyre.

10 kantinat e verës që kryesojnë renditjen globale të publikuar këtë javë janë:

  • Zuçardi Valle de Uco (Argjentinë)

 

  • Marqués de Riscal (Spanjë)

 

  • Chateau Margaux (Francë)

 

  • Bodega Garzón (Uruguaj)

 

  • Montes (Kili)

 

  • Antinori nel Chianti Classico (Itali)

 

  • Catena Zapata (Argjentinë)

 

View this post on Instagram

A post shared by Catena (@catenawines)

  • Viña VIK (Kili)

 

  • Gonzalez Byass-Bodegas Tío Pepe (Spanjë)

 

  • Creation (Afrika e Jugut).