zoom

Aktualitet

Cili ishte qëllimi i publikimit? Skandali i të dhënave, flet Imeraj

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka zbuluar sot në një konferencë për mediat, detaje rreth skandalit të publikimit të pagave të 690 mijë personave.

Imeraj tha se kanë qenë subjekte private që i kanë blerë këto të dhëna nga punonjës të Tatimeve dhe AKSHI-t, duke treguar më tej se bëhet fjalë për persona që punojnë në fushën e përmbarimit.

Sa i përket qëllimit të blerjes së databazës, ajo tha se i kanë përdorur për qëllime të punës apo qëllime të tjera, ndaj hetimet vijojnë.

“Grupi hetimor të cilin gjej rastin ta falënderoj për hetimet intensive, ka qenë i devotshëm në kryerjen e hetimeve për të gjitha pistat e hetimit, përfshirë dhe qëllimin e nxjerrjes së të dhënave. Nga ana jonë është arritur të zbulohet mekanizmi i ngjarjes se si këto të dhëna nga punonjës që kanë aksesin, kanë mundur t’i aksesojnë dhe t’i përdorin. Këto të dhëna janë shitur, punonjës në sektorë privatë i kanë blerë dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera. Në momentin e dytë që ka qëllime përkatëse prokuroria është e vendosur të hetojë individin dhe për qëllimet.

Subjektet private persona që punojnë në fushën e përmbarimit, me agjenci të ndryshme që i kanë përdorur për qëllime të punës apo qëllime të tjera. Jemi në fazën e hetimit të mëtejshëm. Në momentin më të parë do të jemi shumë transparent sa lejon kodi i procedurës penale”, tha Imeraj.

Postime të lidhura