Aplikacion
Pavarësisht nga preferencat, gjithçka që kërkojnë është që parfumi të zgjasë më shumë dhe të mos “zbehet” pas pak orësh.
Disa këshilla të thjeshta mund të ndihmojnë për të arritur këtë qëllim.
Një nga sekretet kryesore është të spruconi parfumin në pikat e pulsit, si pas veshëve, në qafë dhe në kyçet e duarve.
Në këto zona, temperatura e trupit ndihmon në përthithjen dhe shpërndarjen më të mirë të aromës.
Po ashtu, për ato që janë shpesh në kontakt me të tjerët, është mirë të aplikoni parfumin në duar, bërryla, kraharor dhe pjesën e pasme të qafës, duke krijuar një aromë më të qëndrueshme gjatë përqafimeve apo kontakteve fizike.
Një tjetër këshillë është të aplikoni parfumin në flokë dhe rroba.
Pëlhurat dhe flokët ruajnë më mirë aromën, pasi ato nuk janë aq të ngrohta sa lëkura. Sidoqoftë, është e rëndësishme të bëni një provë paraprake në rroba për të shmangur njollat.
Po ashtu, për të përmirësuar qëndrueshmërinë e aromës, është e rekomandueshme që të aplikoni parfumin në lëkurën e hidratuar.
Kjo do të krijojë një shtresë mbrojtëse që ngadalëson avullimin e aromës.
Është mirë të zgjidhni parfume me nota të qëndrueshme si druri dhe qelibar, pasi ato tendencë të qëndrojnë më gjatë në lëkurë.