Aplikacion
Por a nuk duhet të jenë qeveritarët të parët që respektojnë rregullat e vendosura prej vetë atyre? Nëse qytetarët shohin politikanët duke thyer rregullat, a nuk ka më pak gjasa që t’i votojnë ata në zgjedhjet e ardhshme? Apo edhe udhëheqësit kanë po aq nevojë për pushime sa ne?
Euronews ka bërë një përmbledhje të 9 liderëve që janë aktualisht me pushime dhe ka vërejtur nëse planet e tyre respektojnë rregullat e vendosura.
Kryeministri Boris Johnson, bashkëshortja e tij shtatzënë dhe djali i vogël kanë vendosur që të shmangin ndërlikimet e udhëtimeve përtej kufijve për të dytin vit radhazi dhe t’i kalojnë pushimet në vend.
Sekretari i Mjedisit George Eustice i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bëjnë pushimet në Britani dhe të mos udhëtojnë përpos ndonjë arsyeje të domosdoshme.
Udhëtimet brenda përbrenda vendit janë krejtësisht të lejueshme ndaj kryeministri Johnson nuk ka thyer rregullat.
Këtë muaj u raportua se Pedro Sanchez është aktualisht me pushime në “një vend fantastik me të pajisur me pistë helikopteri dhe pishinë”.
Por a ka udhëtuar ai jashtë Spanjës? Jo, Sanchez ndodhet në La Mareta dhe do të qëndrojë dhe ca kohë në Palacio de las Marismillas në jug të Spanjës bashkë me bashkëshorten, dy vajzat dhe qenin e familjes.
Kryeministri Sanchez ka të drejtë të plotë të udhëtojë në Spanjë pasi nuk ka kufizime për udhëtimet brenda vendit.
Presidenti italian ka zgjedhur të shkojë me pushime këtë vit në prag të “Ferragostos”, një festë kombëtare italiane që festohet çdo vit më 15 gusht. Presidenti 80-vjeçar do të shkojë në Sardenjë, aty ku i kaloi pushimet edhe në 2018 dhe 2019.
Mattarellës i lejohet të udhëtojë drejt ishullit pasi Sardenja hyri në listën “e zonave të bardha” më 21 maj. “Zonat e bardha” janë tregues i numrit të ulët të rasteve me COVID-19.
Kryeministri francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte po qëndrojnë në Côte d’Azur këtë verë.
Në disa foto që kanë qarkulluar së fundmi ata janë shfaqur me rroba banjë në një anije pranë ishullit Porquerolles. Aktualisht ata po qëndrojnë në Fort de Brégançon, shtëpia e pushimit të presidentëve të Francës që nga koha e Sharl de Gol.
Udhëtimet brenda Francës janë plotësisht të lejueshme ndaj as Macron nuk ka shkelur rregullat.
Nuk është bërë ende e ditur nëse kancelarja Angela Merkel do të shkojë me pushime këtë, por teksa pritet të të largohet nga politika në vjeshtë ajo ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh.
Deri më tani dihet se ajo do të vizitojë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për të biseduar me Johnson dhe Biden.
Merkel mund të udhëtoje drejt Britanisë, ndërsa personat që vijnë nga zonat Schengen nuk mund të hyjnë në SHBA, megjithatë mund të ketë përjashtimet për takimet në rang presidenti.
4. Presidenti Vladimir Putin, Rusi
Në mars të këtij viti, presidenti rus dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoygu qëndruan për një fundjavë në Siberi.
Putin shfaqet shpesh në median shtetërore duke marrë pjesë në aktivitete sportive si një mënyrë për të përçuar mesazhin se është një udhëheqës i shëndetshëm dhe i fortë e që mund ta drejtojë vendin për shumë vite me radhë, sipas Moscoë Times.
Rusia ka shumë pak kufizime për udhëtimet çka do të thotë se Putinit i lejohet të udhëtojë në Siberi.
Nuk është bërë e ditur nëse Erdogan do të marrë pushime këtë vit.
Por disa pamje së rezidencës verore të Erdogan janë publikuar në media. Pallati 85 mijë metra katrorë ka 5 godina, pishinë dhe një plazh artificial edhe pse është fare pranë detit Marmaris.
Sipas raportimeve, shtëpia kushton rreth 62 milionë euro.
Udhëtimet brenda për brenda vendit janë të lejushme në Turqi ndaj nëse Erdogan do tyë udhëtonte drejt shtëpisë së tij verore kjo nuk do të përbënte problem. Por, nëse presidenti do të dontë të shkonte drejt Britanisë atij do i duhet të rrinte në karantinë pasi Britania e ka vendosur Turqinë në “listën e kuqe”.
2. Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, Portugali
Presidenti de Sousa qëndroi disa kohë në Madeira, ishullin autonom të vendit në Oqeanin Atlantik.
Në 2020, presidenti 71-vjeçar shpëtoi dy gra që ishin gati duke u mbytur pasi iu ishte kthyer kajaku.
Vajtja nga Portugalia drejt Madeirës është brenda rregullave ndaj presidenti i ka respektuar rregullat anti-COVID.
Presidenti Parmelin mori pjesë në disa festime në bashkinë e Bernit dhe në Villars-sur-Ollon pjesë e zonës nga ai ka prejardhjen.
Gjithashtu është raportuar se presidenti ka udhëtuar edhe drejt Islandës në fillim të korrikut.
Zviceranët mund të udhëtojnë lirisht brenda kufijve të vendit, ndaj udhëtimi i Parmelin është në konform të rregullave.