zoom

Stil

Cilësitë kryesore që kanë njerëzit 100% të shëndetshëm mendërisht

1. I shohin situatat objektivisht

Ekziston një shprehje e lashtë e Stoicizmit që thotë : “Nuk ka të mirë apo të keqe, ka vetëm perceptim”.

Mënyra se si ne e perceptojmë një situatë ka fuqi të na ndihmojë ose të na dëmtojë. Shpesh, ne reagojmë emocionalisht, duke hedhur gjykime negative mbi një situatë, kur çelësi i kapërcimit të situatës është të parit e gjërave me objektivitet.

2. Heqin dorë nga e drejta

Të gjithë meritojnë të jenë të lumtur, por nuk meritojnë një jetë pa pengesa. Kur mendon se meriton çdo gjë që dëshiron, përballja me vështirësitë e jetës bëhet e vështirë.  Të rinjtë kanë pritshmëri jo realiste dhe bëjnë rezistencë ndaj pranimit të feedback-ut negativ.

Njerëzit e fortë mendërisht e dinë që planet e tyre, madje dhe vetë jeta, mund të dalë nga shinat në çdo moment. Ata nuk harxhojnë energji, duke u ndjerë të harruar nga fati, kur gjërat nuk shkojnë si ata duan.

3. Të qënit i qëndrueshëm

Të jesh i fortë mendërisht, nuk do të thotë të jesh gjithmonë i lumtur, por të jesh i qëndrueshëm vazhdimisht. Qëndrueshmëria emocionale dhe aftësia për të qëndruar i qetë është një aset i vlefshëm, kur të duhet të përballesh me sfida. Fatmirësisht, qëndrueshmëria emocionale vjen me moshën.

4. Nuk presin të jenë të lumtur gjatë gjithë kohës

Cilësitë kryesore që kanë njerëzit 100% të

E vlerësojmë kaq shumë optimizmin dhe lumturinë, që janë nocione abstrakte, sa kapemi në befasi, kur na duhet të përballemi me të kundërtat e tyre. Nëse do të qëndronim në mes të rrugës, do të përfitonim nga të gjitha gjërat që na ndodhnin, pasi do të ishim më objektivë.

Ne duhet të synojmë drejt tërësisë dhe pjesë të saj janë trishtimi, zhgënjimi, dështimi; të gjitha ato gjëra, që na bëjnë këta që jemi. Lumturia, fitorja dhe ndjesia e përmbushjes janë gjëra të vogla, të këndshme që na ndodhin, por që nuk na mësojnë shumë.

5. Janë optimistë realistë

Njerëzit e fortë mendërisht e kanë zakon të ngrihen gjithnjë, edhe pasi rrëzohen. Në vend që të mërziten, ata kërkojnë për një zgjidhje kreative. Ata janë njerëz optimistë realistë, pasi shpresojnë si optimistët, por kanë qartësinë e pesimistëve. Kjo iu jep motivim dhe aftësinë për mendim kritik.

6. Jetojnë në të tashmen

Të qënit prezent, ju ndihmon t’i shihni gjërat si janë vërtetë. Ata mund të ushtrojnë ose jo një formë meditimi, që i ndihmon të përqëndrohen vetëm në një gjë, pa sjellë bagazhe të tjera në atë situatë, duke marrë në konsideratë vetëm atë që vlen vërtetë.

7. Këmbëngulin në arritjen e qëllimeve të tyre

Në një studim të kryer nga psikologë të ndryshëm u zbulua se këmbëngulja (më tepër se zgjuarësia, pamja e jashtme dhe shëndeti fizik) janë të vlefshme për suksesin akademik të studentit. Kjo ka lidhje me qëndrueshmërinë, me të punuarit për të ardhmen, në çdo ditë të jetës, për vite të tëra, që ta bësh të ardhmen e dëshiruar, realitet.

8. E dinë kur është koha për të hequr dorë

Një person i fortë mendërisht thotë: “I provova të gjitha, tani është koha të heq dorë”. Është e rëndësishme të mësoni se ju mundeni të kontrolloni vetëm veprimet tuaja, jo rezultatet e atyre veprimeve.

“Ndonjëherë, zgjidhja e një problemi është ta pranoni dhe t’i shmangeni atij, në vend që ta përballoni vazhdimisht, derisa të humbni”-thotë Holiday.

9. Ata e dashurojnë jetën që bëjnë

Pranimi i gjërave do t’ju bëjë të ndjeni gëzim. Njerëzit e fortë janë kryesisht mirënjohës për pengesat, sfidat dhe problemet.