zoom

Bota

Cilësia e ajrit ulet nga tymi i zjarreve në Kanada, miliona njerëzve u kërkohet të mbajnë maska

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska N95 jashtë për shkak të niveleve të dobëta të cilësisë së ajrit të shkaktuara nga zjarret intensive në Kanada.

New York do të fillojë shpërndarjen e maskave falas të enjten. Kanada i ka kërkuar njerëzve që të mbajnë maskë nëse nuk janë në gjendje të qëndrojnë brenda.

Zyrtarët paralajmërojnë se situata pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku janë 150 vatra zjarri aktive.

Më shumë se 15.000 banorë pritet të detyrohen të evakuohen, thanë zyrtarët.

Ky është sezoni më i keq i zjarreve në Quebec në kanë arritur rekord.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid”, tha guvernatorja e New York, Kathy Hochul në një konferencë shtypi ku deklaroi se do të shpërndajë një milion maska për banorët.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid”, tha ajo.