zoom

Lajme

Cila shenjë horoskopi rrezikon ndarje në fund të tetorit?

Astrologia Meri Gjini ka paralajmëruar një shenjë horoskopi të tregohet e kujdesshme në dy ditët e fundit të tetorit.

Paralajmërimi shkoi për Akrepin, që rrezikon ndarje nëse nuk bën kujdes me komunikimin.

“Ruani komunikimin në çift pasi gjërat mund të marrin një drejtim që nuk e presim dhe nuk na pëlqen. Duhet të ndani mendjen për gjërat e domosdoshme. Faktori i të papriturës do përcaktojë ngjyrën e javës”, u shpreh Meri Gjini në emisionin “7 pa 5”

Akrepi

Kujdesi në jetën personale do jetë shumë i rëndësishëm. Diskutimet nisen për gjë tjetër dhe lehtësisht mund të marrin një formë jo të këndshme. Ndarjet do jenë prezent, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm. Urani është ballë për ballë jush. Mund të keni ndryshime të ndjeshme edhe në strukturën e punës, por rezulton shumë mirë. Diellin e kanë me vete, mërkuri është tek ata, prandaj i kanë të gjitha mundësitë t’i marrin më të mirën kësaj periudhe.