Aplikacion
Gjithashtu pritet të arrihet marrëveshje për një armëpushim të përhershëm dhe për tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.
Në një fazë të tretë pritet të dorëzohen të gjithë trupat pa jetë të pengjeve dhe të fillojë rindërtimi i Rripit të Gazës, që është shkatërruar në shkallë të gjërë.
Pritet të pasojnë faza të vështira
Ndërsa faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit nuk është “problem”, e dyta do të jetë “e vështirë”, tha për DW, analisti Hans-Jakob Schindler. “Sepse në fazën e dytë, duhet të mendohet për fazën e tretë, që është armëpushimi i qëndrueshëm dhe rindërtimi i Rripit të Gazës”, tha ai.
Përveç lirimit të pjesës së mbetur të pengjeve, faza e dytë “do të përmbajë edhe tërheqjen e ushtrisë izraelite nga pjesa më e madhe e Rripit të Gazës, veçanërisht nga zona e vërtetë e sigurisë përgjatë kufirit egjiptian,” tha ai.
Cili do të jetë përgjegjës për Gazën?
Në këtë moment do të shtrohet pyetja është se cili do të jetë përgjegjës për Gazën, theksoi Schindler.
“Nëse përgjigja do të jetë se nuk ka përgjigje, atëherë shanset janë shumë të larta që pas një periudhe të shkurtër kohe, përgjegjës do të jetë përsëri Hamasi,” tha ai./DW