zoom

Slider

Chelsea në kolaps financiar, stafi i manjatit Roman Abramovich u detyrua të blejë letrat higjienike

Rojet e sigurisë të miliarderit të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar, Roman Abramovich tani duhet të blejnë me paratë e tyre edhe letrat higjenike.

Përfitimet falas të bukës, qumështit, çajit dhe kafesë janë hequr gjithashtu pasi pronari i FC Chelsea përpiqet të paguajë faturat.

Shkurtimet erdhën pasi ish-gruaja e oligarkut rus duhej të paguante faturat e Team Fusion. Kompania që menaxhon sigurinë në Britani për Abramovich, përfiton rreth 400,000 sterlina në muaj.

Por Irina Malandina, e cila ka pesë fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, po shkurton “financimet e panevojshme”, pasi atij i kanë ngrirë asetet nga qeveria për pushtimin rus të Ukrainës.

Strehimi i stafit të sigurisë në Chelsea, në Londrën perëndimore, po reduktohet nga tre banesa në një dhe skuadra prej 25 personash u zvogëlua.

Ata gjithashtu duhet të paguajnë për abonimet e tyre Wi-Fi dhe TV.

Kuajt në pronësi të familjes në rezidencën e tyre 20 milionë sterlinash në Fyning Hill në West Sussex po shiten. Gjithashtu edhe makinat klasike, duke përfshirë një Mercedes Gullwing prej 1.2 milionë sterlinash, që ishte në garazh. /zoom.al/