Aplikacion
Zikaltërit shkojnë në tepullin e “Të Kuqve”, të cilët kanë dalë fitues në San Siro me rezultatin 2-0, ndërsa sot ata do të tentojnë të bëjnë mrekullinë edhe pse shpresat janë minimale për sa kohë skuadra e Klopp është e pathyeshme në shtëpinë e saj.
Në anën tjetër, bavarezët e Mynihut janë të etur për të fituar përballë austrialëve të Salzburg pas barazimit 1-1 në Austri. Mundësitë janë reale që gjermanët të shkojnë në fazën tjetër, por nuk duhet nënvlerësuar forca e kundërshtarit, i cili mund t’i befasojë sërish skuadrën e Nagelsmann për ëndrrën çerekfinale.
Dueli tjetër, por më pak i rëndësishëm është mes Manchester Cityt dhe Sportingut të Lisbonës. “Qytetarët” triumfuan me rezultatin e thellë 5-0 në Portugali dhe thuajse janë me një këmbë në raundin e çerekfinales.
/Zoom.al
One game away from the quarter-finals…
Who will make it? ?#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 8, 2022
Vrasja horror e 2 të rinjve, kërkohet dënimi me 25 vite burg për organizatorin e krimeve