zoom

Lajme

Champions League/ Fitojnë gjigantët evropianë

Gjigantët evropianë kanë fituar duelet përkatëse në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Liverpooli fitoi derbin me Paris Saint-Germainin në “Parkun e Princave” me rezultat 1:0.

Ndërkaq, golin e fitores për “Të Kuqtë” e shënoi zëvendësuesi i artë, Harvey Elliott, për t’i siguruar një fitore mjaft të rëndësishme ekipit të Arne Slot.

Ndërkohë, Barcelona mposhti Benficën në udhëtim me rezultat 1:0, ndonëse luajti në pjesën më të madhe të lojës me një lojtar më per shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Cubarsit.

Golin e fitores për ekipin e Hansi Flick e realizoi lojtari në super-formë, Raphinha në pjesën e dytë.

Bayern Munichu fitoi me lehtësi ndaj Bayer Leverkusenit në derbin gjerman me rezultat 3:0.

Harry Kane shënoi dy gola, në secilën pjesë nga një. Fillimisht me kokë në të parën e më pas nga penalltia në të dytën.

Një gol tjetër në mes tyre e shtoi Musiala, për ta afruar gjigantin bavarez me çerekfinalen e Championsit.

Nga ana tjetër, Granit Xhaka me shokë nuk mundën t’i bënin ballë gjigantit gjerman, ndërsa luajtën me një lojtar më pak për afro 30 minuta pas skuqjes së Mukiele.