Aplikacion
I vetmi takim me gola rezultoi ai mes Kopenhagen dhe Manchester City 1-3, kurse takimet e tjera patën 1 deri në dy gola secili.
Reali fitoi në transfertë 0-1 me Leipzig, PSG me Sociedad 2-0, Bayern humbi ndaj Lazio në Itali 1-0, Dortmund barazoi 1-1 me PSV në Holandë dhe Inter arriti fitore me peshë 1-0 ndaj Atletiko Madrid.
Porto triumfoi 1-0 ndaj Arsenalit në Portugali, në ndeshjen e parë të Champions League.
Portugezët u treguan mjaft të rrezikshëm në kundërsulme, duke bezdisur jo pak portën e mbrojtur nga Raya.
Djemtë e Conceicao shkaktuan drithërima në shkallët e stadiumit në pjesën e parë, Galeno “flirtoi” me golin, vetëm shtylla e ndali lojtarin.
Gooners nuk goditën asnjëherë në portë, teksa u përpoqën që të bëjnë diferencën me lojën nga krahët.
Trossard shpërdoi një mundësi të mirë (51’). Në shtesë, Porto “tundi rrjetën” me Galeno-n, pikërisht në fundin e takimit.
Në Itali, ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës përfundoi 1-1. Të parët shënuan katalanasit me Lewandowskin, ndërsa u përgjigj Osimhen pak më pas.
Në aktin e kthimit, do të vendoset skuadra e kualifikuar. /ZOOM.AL/