zoom

Lajme

Champions/ Egnatia humb, por shpreson ndeshjen e kthimit. Tifozët boshnjakë skandal, thirrje etnike

Nuk nisi me sukses aventura në Champions League e kampionëve tanë të Egantias.

Skuadra e Tetovës u mund në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kampioneve, teksa ka regjistruar humbje në transfertën ndaj Borac Banja.

Që në fillim tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”: Dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste. Por në fushën e lojës Egnatia nuk e ndjeu këtë trysni, duke menduar si të mbante të paprekur portën e saj.

Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR. Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj.

Egnatia u mundua të rezistonte dhe dukej se po ia arrinte qëllimit. Por në shtesën e takimit, një pavëmendje solli golin e avantazhit të vendasve, që tentuan me ngulm të shënonin edhe të dytin. Ndreca më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq të kësaj ndeshje, duke bërë që rrogozhinasit ta mbyllnin ndeshjen me vështirësi, por me një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e kualifikimit. /ZOOM.AL/