Aplikacion
Kryepeshkopi Georg Gaensëein, një prelat gjerman i cili jetonte në manastirin e Vatikanit ku Benedikti u vendos pas daljes në pension të tij në vitin 2013, tha se infermierja tregoi se kishte dëgjuar Benediktin duke thënë ato fjalë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës. Papa në pension vdiq pak orë më vonë atë mëngjes.
“Benedikti XVI, me një zë të dobët, por në një mënyrë shumë të dallueshme, tha në italisht, ‘Zot, të dua’”, tha Gaensëein për mediat zyrtare të Vatikanit, duke shtuar se kjo ndodhi kur ndihmësit që kujdeseshin për Benediktin po ndryshonin turne.
“Nuk isha aty në atë moment, por infermierja e tregoi pak më vonë. Ishin fjalët e tij të fundit të kuptueshme, sepse më pas ai nuk mundi të shprehej më”, tha kryepeshkopi.
Më herët, Vatikani tha se Papa Françesku shkoi për të nderuar menjëherë pasi Gaensëein i telefonoi për ta informuar për vdekjen e Benediktit, pak pas orës 9:30 të mëngjesit të së shtunës.