Aplikacion
Në Teatrin Kombëtar, Viktor Zhusti, së bashku me një kast të mirënjohur aktorësh, do të ngjisin në skenë veprën “Biznesmeni”.
Artadashësit mund të ndjekin premierën absolute në datat 22, 23 dhe 24 mars, në orën 19:00, me një biletë të blerë paraprakisht që kushton 500 lekë.
Ndërsa në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të vijnë dëshmi të të mbijetuarve të kampit të Tepelenës përmes “Lule Sajza”.
Kjo vepër do të sjellë një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe gjurmë plagësh që mbart historia jonë shqiptare duke filluar nga sot (21 mars) dhe deri në datën 24 mars, në orën 19:00.
Ndërsa për të vegjlit, këtë fundjavë në sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” do të vihet në skenë:
“Djali Miliarder”
E keni menduar ndonjëherë si do të ishte nëse do të kishit 1 miliard sterlina? Njihuni me Xho Pataten, djaloshi që ka gjithçka, përveç shokëve. Ai i kërkon babait të tij që të transferohet në një shkollë publike ku askush nuk e njeh dhe do mund ta mbajë sekret faktin që është një miliarder. Aty ai njihet me Bobin, shokun e tij të ri dhe aventurat fillojnë për të dy.
A do mundet Xho ta mbajë sekretin deri ne fund? A do të ketë ai më në fund një shok të vërtetë? A janë paratë gjëja më e rëndësishme? Përgjigjen mund ta zbuloni:
23 mars, ora 10:30, 11:30 dhe 24 Mars Ora 10:30, 11:30. Biletat për këtë shfaqje kushtojnë 100 lekë.
Nikola Kondakçi në TKOB
Nikola Kondakçi është solist në Koncertin “Fat i Paepur”.
Ai do të interpretojë “Koncert për violinë dhe orkestër Op.35” një nga koncertet më të bukurat për violinë, shkruar nga një prej kompozitorëve më të mëdhenj europianë të shekullit të XIX, Pyotr Ilyich Tchaikovsky.
Krahas tij, do të interpretojë edhe Orkestra Simfonike e TKOB-së nën dirigjimin e maestros Michael Zukernik.
Kjo shfaqje vjen për të gjithë adhuruesit e muzikës së Tchaikovsky-t dhe Beethoven-it në datën 23 Mars, ora 19:00