Aplikacion
Përralla me fund të lumtur do të vijë në datat 23-24-26-27-29-30 dhjetor në orën 19:00.
“Arrëthyesi” bazohet në historinë e Hoffmann-it, “The Nutcracker and the Mouse King”, për një vajzë që miqësohet me një arrëthyes që kthehet në frymor, në vigjilje të Krishtlindjes dhe zhvillon një betejë kundër mbretit të keq, miut.
Kjo konsiderohet si shfaqja e Krishtlindjes, që sjell festën, magjinë, atmosferën e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë.
“Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.