Aplikacion
Si Trump ashtu edhe paraardhësi i tij Joe Biden janë përpjekur prej vitesh të detyrojnë kompaninë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, të shesë aksionet e saj në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare.
Janë përfolur disa emra të mëdhenj biznesmenësh të cilët mendohet se kanë shprehur dëshirën e tyre për të blerë TikTok-un si miliarderi Frank McCourt dhe biznesmenin kanadez Kevin O’Leary.
Mes urdhrave të parë ekzekutivë që firmosi Presidenti Trump në ditën e parë të detyrës ishte ai për të shtyrë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, duke i dhënë afat kompanisë kineze ByteDance, që të gjejë një blerës amerikan. Ndryshe rrjeti do të ndalohet në SHBA.
Urdhri ekzekutiv i Trumpit paraqet një ndryshim qëndrimi nga mandati i parë, ku ai mbështeste ndalimin e rrjetit TikTok për shkak të dyshimeve se platforma mund të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.