Aplikacion
Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kryeqytet, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Burns dyshohet se vizitoi edhe Serbinë, një ditë më parë por një gjë e tillë nuk u konfirmua as u mohua nga autoritetet.
E vetmja vizitë e konfirmuar e shefit të CIA-s në rajon, ishte ajo në Bosnjë e Hercegovinë në 20 gusht.
Një zyrtar i qeverisë amerikane ka thënë jozyrtarisht për REL se arsyeja e vizitës së shefit të CIA-s në Sarajevë, ndër të tjera ishte edhe për shkak të retorikës dhe veprimeve shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik.