zoom

Aktualitet

Çfarë po ndodh? Përse forcat xhenio të RENEA-s zbarkojnë në pallatin që u përfshi nga flakët ?!

Detaje të reja kanë dal në drita nga zjarri në zonën e Astirit, ku një pallat u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Nga kjo ngjarje u lënduan 8 banorë ndërsa u dogjën 4 automjete.

Sipas ekspertizës, dyshimet e para që policia ka është nje zjarrëvënie e qëllimshme me synim atentatin për pronarin e pallatit.
Sipas burimeve për zoom.al, në garazhin e pallatit ishte njëra nga katër makinat e parkuara na garazhin e pallatit, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, Dritan Llanaj.

Njëherazi edhe pronar i pallatit.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj për çështje pronësore.
Në vendngjarje janë thirrur gjithashtu edhe ekspertë antieksplozivë të Reneas për të verifikuar nëse mjetit tip Range Rover ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse./ zoom.al/