Aplikacion
Uragani më i hershëm i Kategorisë 5, goditi javën e kaluar Xhamajkën, Grenada, Saint Vincent dhe Grenadinet, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe dëme të rënda materiale.
“Erërat më të forta që shoqërojnë ‘Berylin’ po fryjnë me afro 120 kilometra në orë. Sipas këtyre shifrave, Beryl u bë një ciklon. Ne presim që ajo të forcohet më tej përpara se të arrijë në bregun e Teksasit”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) në përditësimin e saj të fundit.
Por e kundërta ndodh dy shtete më tej SHBA-ve. Parku kombëtar i “Luginës së Vdekjes”, i vendosur përgjatë kufirit mes Kalifornisë dhe Nevadës pa një numër të shtuar turistësh në ditët e fundit, pasi meteorologët kishin parashikuar se do të ishte vendi më i nxehtë në Tokë për disa ditë.
Shërbimi kombëtar i Motit deklaroi se në fundjavë termometri në këtë pikë arriti nivelin rekord të 55 gradëve. Rreth 36 milionë njerëz, afërsisht 10% e vendit, janë paralajmëruar nga shërbimi kombëtar i Motit për valën e nxehtësisë që vjen me qendër mbi Kaliforni.
Sipas studimeve, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga karburantet fosile po nxisin valë ekstreme të të nxehtit në të gjithë botën dhe do vazhdojnë të sjellin mot të rrezikshëm për dekadat në vijim. /ZOOM.AL/