zoom

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Astir/ E reja mbyllet në banesë në katin e 8-të dhe nuk hap derën: Jam dhunuar

Forcat RENEA dhe FNSH-ja kanë rrethuar diten e sotme zonën e Astirit mesditën e sotme.

Policia ka bërë të ditur se një vajzë e re ka kërkuar ndihmë nga policia, pasi pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Policia ka shkuar në vendngjarje për t’i ofruar ndihmë, ndërsa po negociohet me vajzën për të hapur derën, pasi e ka mbyllur dhe dyshohet se ka armë në dhomë.

Tiranë/Informacion paraprak

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura