Aplikacion
“Unë e di që ne jemi Barcelona, të gjithë presin nga ne që jo vetëm të fitojmë, por presin dhe shumë gola. Ky fillim sezoni nuk ka qenë i lehtë për ne, jo çdo gjë ka shkuar perfekt, por nëse nuk krijon raste është e vështirë të shënosh.
E po mendoj tërheqjen? Unë nuk mendoj kurrë se çfarë kam fituar apo çfarë kam bërë. Kam ende shumë pasion brenda meje. Mendoj se mund të luajë futboll edhe për 3 apo 4 vite të tjera, pasi fizikisht jam shumë mirë.
E ardhmja si trajner? Kur mendoj për karrierën time, për trajnerët që kam pasur, mendoj se është diçka e jashtëzakonshme. Nuk e di sa lojtarë mund ta thonë këtë, por kam pasur trajner të mëdhenj. Ndihem me fat që gjatë kësaj rruge kam mësuar kaq shumë. Do të jetë e vështirë të jetoj pa futboll, të mos jem më futbollist, por e di që të jesh trajner është një punë shumë e vështirë”, u shpreh Lewandowski. /ZOOM.AL/