zoom

Aktualitet

Çfarë nuk u tha për atentatin e Sadikajt/ Të plagosur, një grua dhe fëmijët e saj

Ai çfarë dje ishte një atentat i pastër, mund të kishte përfunduar në një tragjedi të përmasave akoma më të mëdha në rrugën e Saukut, pranë TEG-ut.

Përmes një eksplozivi të telekomanduar, makina me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj u hodh në erë. Si pasojë e plagëve të marra, prej hemorragjisë së shumtë, i riu humbi jetën.

Në orën në të cilën ndodhi ngjarja dhe veçanërisht në segmentin në fjalë, qarkullimi është i shumtë dhe madje i rënduar, gjë që mund të shkaktonte një shpërthim dhe viktima zinxhir.

Zoom.al mëson se nga shpërthimi u lënduan lehtë edhe një grua me fëmijët e saj, që po udhëtonin me makinë, pranë automjetit të vënë në shënjestër.

Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë vrasës me pagesë dhe se vrasja ishte e porositur./ Zoom.al

Postime të lidhura