Aplikacion
“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër mbrëma Ursula von der Layen arrin dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë,” ka thënë ajo për Euronews Serbia.
“Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të bëjë një pushim”, shtoi këhsilltarja.
E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.
“Shpresoj që gjithçka do të jetë mirë, është vetëm çështje lodhjeje,” tha këshilltari i presidentit.
Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë. Fjalimi i shpallur i Vuçiçit në konferencën dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” në Novi Sad u anulua gjithashtu.