zoom

Aktualitet

Çfarë ndodhi në Maliq? I plagosuri sqaron ngjarjen: Na u sulën me karrige

Çifti Avdolli ka treguar për mediat se pse ndodhi sherri në Maliq, ku u goditën me karrige nga vëzhguesi i PD-së.

Të gjakosur në fytyrë dhe kokë, ata tregojnë se u futën me nënën e tyre të sëmurë për të votuar.

Sipas tyre, nëna është shtyrë nga dy djemtë e kryeplakut të fshatit Vishme në Maliq dhe këtu ka nisi sherri.

“Na u sulën me karrige e sende të forta. Janë djemtë e kryeplakut, e shtynë nënën ajo eshtë e sëmurë dhe aty nisi,” tha burri.

Votimi në qendrën e votimit ku ndodhi ngjarja është ndërprerë për momentin. Policia ka shoqëruar çiftin Avdolli dhe dy agresorët, vëzhgues të PD-së.